Rrihen dy persona mes vete, njëri nga ta në gjendje të rëndë

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Dy persona lanë përleshur fizikisht me mjete të mprehta mes vete në Pejë. Njëri nga ta sipas Policisë së Kosovës, është i lënduar rëndë.

Raporti i plotë:

Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit pas një fjalosje kane sulmuar fizikisht duke e godit me thike viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar ne Spitalin e Pejës dhe i njëjti sipas mjekut kujdestar është ne gjendje te rende shëndetësore. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

Të ngjashme