Rrihen mes vete vëllezërit, përdorin dru dhe shati

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 11:21 | Nga

Policia e Suharekës njofton se në Reçan të Suharekës dy vëllezër janë rrahur në mes vete duke përdorë mjete të forta si dru dhe shati.

Po ashtu dyshohet të jetë përdorë edhe një pistoletë e kalibrit të vogël e cila është sekuestruar së bashku me një pushkë gjahu.

Vëllezërit e dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim.

Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve nën masën e arrestit policor.

Ndërkaq, gjatë orëve të mbrëmjes, Policia e Prizrenit e ka arrestuar një qytetar pas një informate që bënte të ditur se i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar ndërsa i dyshuari ndalet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme