Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:05, në Malishevë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase shqiptare të cilët pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Si pasoj e sulmit dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.