Rriten aksidentet në Shqipëri, 25 të vdekur vetëm në tetor

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë më parë në afërsi të rrethrrotullimi të Teg-ut, humbi jetën një 17 vjeçar. Ai ishte duke bërë gara me makinë, ashtu si shumë të rinj të tjerë që testojnë shpejtësinë e makinave të tyre në këtë rrugë. Të tilla episode e kanë kthyer tetorin e këtij viti në një muaj të zi, pasi si pasojë e aksidenteve, u ndanë nga jeta 25 persona.

Këto janë shifrat zyrtare të regjistruara nga Instituti i Statistikave, ku tregohet se numri i aksidenteve ka rënë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë regjistruar 31 aksidente më pak.

Por fakti i hidhur është që natyra e aksidenteve ka qenë më e rëndë, e për pasojë, tetori i këtij viti krahasuar me tetorin e vitit të kaluar ka regjistruar 9 persona të vdekur më shumë. Pothuajse çdo ditë një person ka humbur jetën.

Ulje të numrit të aksidenteve ka pasur edhe periudha dhjetëmujore e këtij viti, me 13.6% krahasuar me dhjetëmujorin e 2018-ës, por edhe pse me ulje, numri i të vdekurve ka qenë më i lartë.

Periudha Janar – Tetor e këtij viti ka pasur 14 më shumë persona të ndarë nga jeta.

Shkaktarët e aksidenteve, vazhdojnë të jenë drejtuesit e mjeteve në 85.6% të rasteve, ndërsa pjesa tjetër u faturohet këmbësorëve.

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ose nën efektin e alkooli, shpejësia tejet e lartë dhe përdorimi i celularit, janë shkaqet kryesore të aksidenteve.

Siç mund të shihet edhe në këto pamje të rrugës Tiranë Elbasan, shoferët që përdorin celularin, janë në masë të konsiderueshme, transmeton TCh.

Megjithatë, nuk mungojnë as shoferët, që në këtë rrugë ecin me dyfishin e shpejtësisë së lejuar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme