Zjarr masiv në Portugali, 39 persona të vdekur (Video)

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 09:31 | Nga

Autoritetet qeveritare bëjnë të ditur se të paktën 39 persona kanë vdekur, kurse 16 të tjerë janë lënduar nga zjarri që ka përfshirë një pyll në Portugalinë qendrore.

Shumica e viktimave kanë qenë të bllokuar në makinat e tyre, ku edhe janë djegur, raporton AFP.

Qindra zjarrfikës me 160 automjete janë angazhuar në shuarjen e zjarrit. Ata nga dita e djeshme po përpiqen ta lokalizojnë stihinë e zjarrit në Pedrogao Grande, qytet në rrethin e Leiras, transmeton Telegrafi.

Kryeministri portugez, Antonio Costa ka thënë se kjo është tragjedia më e rëndë që e ka goditur Portugalinë gjatë viteve të fundit.

Ai tha se numri i viktimave ka mundur të jetë edhe më i madh, kurse prioritet i ekipeve të zjarrfikësve është që të shpëtohet banorët e zonave që gjenden në rrezik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme