Rriten rastet e reja me Covid-19 në Barcelonë

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Pas disa javësh përmirësimi, numri i infeksioneve të reja Covid-19 në Kataloni po rritet përsëri.

Plazhet e Barcelonës ishin të mbushura me diell dhe notues këtë të dielë teksa numri i rasteve të reja është jashtëzakonisht i lartë tek të rinjtë midis moshës 10 dhe 29 vjeç.

Ndërsa kufizimet filluan të lehtësoheshin në të gjithë vendin në qershor, qendra e Barcelonës dhe qytete të tjera u mbipopulluan nga njerëzit.

Sipas shifrave zyrtare, të shtunën në Barcelonë u regjistruan pesë mijë e 379 raste të reja me Covid-19 duke e quar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 726 mijë e 544.

Kujtojmë se deri tani kundër Covid-19 janë vaksinuar mbi tre milionë njerëz që i bie rreth gjysma e popullësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme