Sipas hulumtimeve të fundit britanike, numri i personave të cilët sëmurën nga aromat, është pothuajse shifër më e lartë se sa rezultojnë studimet.
Ata theksojnë që hulumtimet vazhdimisht potencojnë se rreth 30 përqind e popullsisë ndikohen negativisht nga aromat, parfumet, njofton Klan Kosova.
Në një sondazh të vitit 2004 të 1,000 personave, 31 përqind raportuan reagime të kundërta ndaj produkteve të parfumuara. Disa vjet më vonë, një tjetër studim konfirmoi këto rezultate.
Një studim i tretë, në vitin 2016, zbuloi se gati 35 përqind e njerëzve raportuan probleme shëndetësore siç janë vështirësitë respiratore dhe dhimbje koke kur ekspozoheshin ndaj aromës.
Disa gjithashtu raportuan sy të kuq, rrjedhje lotësh, kongjestion hundor, dhimbje koke dhe sulme të astmës, njofton Klan Kosova.
Shifra më të vogla njerëzish përjetuan probleme të lëkurës, vështirësi njohëse si p.sh. një paaftësi për t’u përqëndruar, dhe probleme gastrointestinale.
Ndërsa pesëmbëdhjetë për qind kishin humbur ditë pune ose një punë për shkak të ekspozimit ndaj aromës në vendin e punës, thuhet më tej në hulumtimin e publikuar në Mail Online