Rriten shifrat në Gjermani, mbi 9 mijë të infektuar në një ditë

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ka pësuar një rritje numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9,160 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa, sipas të dhënave të lëshuara të hënën nga Instituti Robert Koch, vëzhguesi epidemiologjik i vendit numri total i të infektuarve është 3,425,982.

Në 24 orët e fundit, betejën me sëmundjen e humbën 84 pacientë të tjerë kurse bilanci total i viktimave është 83,276.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme