Rriten shifrat në Maqedoninë e Veriut, 8 viktima dhe 112 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1372 testime, ndërsa janë regjistruar 112 raste të reja me Coronavirus.

Nga ana tjetër sot janë regjistruar 8 viktima nga COVID-19 , në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Në Tetovë është regjistruar vetëm 1 rast me COVID-19 në 24 orëshin e fundit, por ka pasur edhe një viktimë.

Më tepër raste janë regjistruar në Shkup 46, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 1, Strugë-6, Veles-4, Manastir-7, Ohër-4, Gostivar-3, Strumicë-11, Radovish-3, Koçanë-4, Probishtip-1.

Të ngjashme