Rritet buxheti nga TVSH-ja

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 08:34 | Nga

Qeveria e Kosovës, për herë të parë, ka shpalosur vlerën e borxhit që synon të hyjë në tre vjetët e ardhshëm, me qëllim të financimit të projekteve kapitale, shkruan sot Ditore.

Deri në vitin 2019, është planifikuar një borxh prej 305 milionë eurosh vetëm sipas klauzolës së investimeve, përtej deficitit prej 2 për qind. Janë edhe 300 milionë euro të tjera që janë planifikuar si huazim i brendshëm, duke e çuar borxhin e planifikuar në tre vjetët e ardhshëm në 605 milionë euro.

Borxhi i planifikuar, bazuar në klauzolën për investimet, do të shkojë për financimin e projekteve kapitale. Shifrat janë pjesë e rishikimit buxhetor, por nuk ishin të përfshira në buxhetin e vitit 2016, pasi Ligji për menaxhimin e financave publike në të cilin ishte përfshirë edhe klauzola e investimeve ishte miratuar në fund të vitit të kaluar, pas miratimit të buxhetit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme