Rritet edhe më shumë numri i pacientëve me COVID në spitale dhe QKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK janë në trajtim mjekësor nga Covid-19 236 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 232 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, 1 pacient i negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar.
152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 87 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 15 pacientë
Spitali i Pejës, 23 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë
Spitali i Ferizajt, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë