Rritet mbledhja e akcizës nga duhani për 30 milionë €      

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 15:07 | Nga

Dogana së Kosovës ka vazhduar edhe më tej të rris të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës.

Gjatë muajit shtator ka vazhduar trendi i mirë i mbledhjes së të hyrave e sidomos performacë të mirë ka pasur taksa e akcizës.

Sipas zyrtarëve të Doganës, akciza e grumbulluar nga importi i duhanit në krahasim me vitin e kaluar është për 29,6 milionë euro më shumë.

“Muaji shtator në raport me shtatorin e kaluar ka  shënuar rritje të  importit   të cigareve me afër 100 tonë, ndërsa në total në raport me vitin e kaluar kemi 293.1 tonë më shumë produkte të duhanit të zhdoganuar”.

“Kjo ka ndikuar që edhe të hyrat të jenë shumë më të larta. Në periudhë të njëjtë kohore totali i përgjithshëm i taksave në vitin 2015 ka qenë 96 milionë euro, ndërsa në vitin 2016 kemi inkasuar 125,2 milionë euro apo saktësisht 29,6 milionë euro më shumë, që tregon se kemi  rritje të inkasimit në shkallë prej  30.19 për qind”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Atributi kryesor i doganës është menaxhimi shumë i mirë i importit ligjor të duhanit dhe ulje e kontrabandës në shkallë të madhe, pra kjo rritje nuk do të ishte e mundur po të mos ndalej kontrabandimi i duhanit me aksione e rregullta nga Dogana. Pasi ne kemi të zhdoganuar 293,1 tonë më shumë se viti i kaluar”.

akciza-ne-duhan

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme