Rritet në 34 numri i të shëruarave në Malishevë

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Sonte është rritur numri i të shëruarave të prekur me COVID-19 nga Komuna e Malishevës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, në komunikimin me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar tri raste të shëruara, dhe numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës shkon në 34, ndërsa vazhdojnë të kurohen edhe 35 persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile”.

“Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të shëruarit e sotëm, e po ashtu edhe personave të tjerë nga Malisheva dhe nga i gjithë vendi, ju ka uruar shërim të shpejtë, përderisa qytetarëve të Komunës së Malishevës, përsëri ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë në maksimum të gjitha këshillat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ta mundim këtë pandemi”, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp të kësaj komune.

Të ngjashme