Rritet në 41 numri i viktimave nga orteku në Turqi

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Numri i viktimave nga orteku i borës në Turqinë lindore, është rritur në 41 derisa agjencia e katastrofave dhe urgjencave të Turqisë tha se ekipet e kërkimet kanë dalë me qen për të skanuar fushën e ortekut, duke kërkuar kështu trupa të tjerë.

Orteku i parë të martën vrau 5 persona në provincën lindore Van, e cila kufizohet me Iranin. Pasi rreth 300 punonjës të shërbimit të urgjencës u thirrën për ndihmë, më pas orteku i dytë goditi ekipin e madh të shpëtimit pranë qytetit të Bahcesaray.

Agjencia turke e katastrofave tha se përveç viktimave, orteku la 84 persona të lënduar.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, tha se 47 persona mbetën të shtruar në spital, me 6 pacientë në kujdes intensiv, por jo në gjendje kritike.

Një ceremoni u mbajt për 11 oficerë të policisë ushtarake, nëntë roje të fshatit të paguar nga qeveria dhe dy zjarrfikës në Van që u vranë nga ortekët. Arkivolet e tyre u dërguan në qytetet e tyre të lindjes për varrosje.

Të ngjashme