Liqeni i Batllavës ka pësuar rritje të nivelit të ujit pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt.
Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
“Të dashur konsumatorë, ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 624.28 metra mbi nivelin e detit ose 10.72 metra nën nivelin e kapërderdhjes, që do të thotë se pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt , ky liqe ka një ngritje prej 32 centimetra”.
“Derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit e ka ruajtur nivelin e ditëve të kaluara, nuk ka pasë as rënie dhe as ngritje, sot është 639.46 metra mbi nivelin e detit ose 10.39 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”.
“Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë 24 h pa ndërprerë. Dhurata më e mirë që mund t’i jepni brezit të ardhshëm është uji. Kurseje atë”, thuhet në këtë njoftim.