Uji në Liqenin e Dojranit e ka arritur nivelin më të lartë në 60 vitet e fundit, deklaroi vëzhguesi për matjen e ujit, Zllate Talevski.
Sipas tij, ditëve të fundit niveli i ujit është 242 centimetra mbi kuotën minimale.
Nivel i këtillë në liqe shënohet pas vitit 1958, kur është arritur niveli i tanishëm, por prej dje tashmë shënohet rritja graduale.
“Niveli në liqe ishte në kuotën minimale diku në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa pastaj filloi intensivisht të zbrazet. Në periudhën kur Liqeni i Dojranit ishte më i zbrazët dhen ishte në minus nga pothuajse tre metra, me nivelin e tanishëm të ujit shënojmë gjithsej rritje të nivelit të ujit nga pothuajse gjashtë metra”, tha Taleski.
Përndryshe, në vitet e nëntëdhjeta nga shekulli i kaluar Liqeni i Ohrit ka përjetuar katastrofë ekologjike me zbrazje të papritur të ujit. Në shtator të vitit 2002 ishte lëshuar në përdorim sistemi për shpëtimin e Liqenit të Dojranit, prej të cilit në liqe rrjedh prej disa qindra litra në sekondë.
Përveç nga sistemi i mbushjes së liqenit ndikojnë edhe kushtet e volitshme hidrologjike me reshje të shiut dhe borës në vitet e kaluara.