Numri i dënimeve të cilat janë duke u shqiptuar për vozitësit e komunikacionit rrugor në Kosovë, dita ditës vetëm sa është duke u rritur. Në raportin e dërguar nga Policia e Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit kemi 989 gjoba të shqiptuara në gjithë territorin e Kosovës, transmeton Ekonomia Online.
Nëse i krahasojmë këto shifra me ato të ditës së djeshme, del se kemi një rritje të numrit të gjobave për 78 shqiptime, nga 911 që kishim ditën e martë,
Kjo rritje e numrit të gjobave po tregon se vozitësit e automjeteve nuk e kanë ndërmend të respektojnë ligjet e komunikacionit, anipse ligji i ri parasheh dënime të rënda në aspektin financiar për shkelqësit e ligjit të komunikacionit.