Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Sipas statistikave të përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, numri i aksidenteve në komunikacion në 24-orët e fundit arrin në 81, 30 prej tyre me persona të lënduar kurse në 51 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.
Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 479 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 34 persona, 24 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje.
Fotografi ilustruese: