Rritet numri i barnave prezente, qytetarët më shumë zgjidhje për sëmundjet e tyre

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se pas një pune disamujore është hequr edhe lista e pritjes për regjistrimin e barnave në AKPPM, duke krijuar një klimë për t’u trajtuar të gjitha lëndët shpejt dhe drejt.

Ismaili ka thënë se me heqjen e kësaj liste, numri i barnave që do të jenë prezentë në tregun e Kosovës do të rritet dhe qytetarët do të kenë më shumë zgjidhje për sëmundjet e tyre, njofton Klan Kosova.

“Pengesat burokratike kanë penguar konkurrencën dhe nga kjo kanë pësuar pacientët, që nuk i kanë gjetur në Kosovë barnat për të cilat ata kanë pasur nevojë. Sot jam njoftuar nga AKPPM-ja se pas një pune disamujore është hequr edhe lista e pritjes për regjistrimin e barnave, duke krijuar një klimë për t’u trajtuar të gjitha lëndët shpejt dhe drejt. Me heqjen e kësaj liste, numri i barnave që do të jenë prezentë në tregun e Kosovës do të rritet dhe qytetarët do të kenë më shumë zgjidhje për sëmundjet e tyre.”, ka thënë Ismaili.

Në fund, ministri i shëndetësisë ka thënë se ky hap dhe heqja e listës së pritjes në dhënien e banderolave që kishte ndodhur para dy muajsh, po mundësohet që AKPPM-ja ta përmbushë misionin e saj për mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës përmes garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme