Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aktivitete për ngritjen e sigurisë rrugore dhe me qëllimin që të parandalojë numrin e aksidenteve duke i zbatuar ligjet e fushës së trafikut rrugor.
Sipas statistikave të Policisë, numri total i gjobave për këtë vit ka arritur deri në 275 017.
Krahasuar me vitin e kaluar sipas të dhënave të publikuara, numri i aksidenteve ka qenë më i ulët.
Në kuadër të parandalimit e vetëdijësimit, Policia ka ndërmarrë edhe disa masa siç është projekti për siguri në trafik “Lëvizni të sigurt në trafik”, ku janë shpërndarë fletushka për pjesëmarrësit në trafik e të tjera aktivitete.
Po ashtu në kuadër të aktiviteteve parandaluese PK-ka ka angazhuar edhe patrullime policore me vetura civile si dhe njësi policore që operojnë me dron.