Sipas raportit të publikuar nga Departamenti amerikan i Punës, numri i kërkesave fillestare të papunësisë në Shtetet e Bashkuara është rritur.
Në javën që u mbyll më 10 gusht, numri i atyre që paraqitën kërkesë për ndihmë papunësie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit me 9 mijë, duke arritur në 220 mijë, më shumë se parashikimi i ekonomistëve prej 214 mijë. Ndërkohë, një javë më parë shifra u rishikua me dy mijë, duke arritur nga 209 mijë në 211 mijë, përcjell Telegrafi.
Raporti gjithashtu tregon se mesatarja e ndryshimit katërjavorë të kërkesave fillestare të papunësisë, një metodë për të zgjidhur problemin e paqëndrueshmërisë së të dhënave, u rrit me një mijë, duke arritur në 213 mijë e 750. Mesatarja e javës së kaluar u rishikua me 500, duke arritur në 212 mijë e 750.
Sidoqoftë, numri i kërkesave të papunësisë mbeti nën pragun 300 mijë, duke sinjalizuar një treg pune të shtrënguar në ShBA.
Në përgjithësi, në SHBA u shtuan 164 mijë vende pune në muajin korrik dhe shkalla e papunësisë mbeti në 3.7 për qind.