Rritet numri i operacioneve neurokirurgjike, 282 operacione për gjashtë muaj

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Është rritur numri i operacioneve në kuadër të Klinikës së Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar në raportin zyrtar të operacioneve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, vërehet rritje e numrit të operacioneve.

Sipas po të njëjtit raport, për gjashtë muaj të parë të vitit 2022, janë kryer 282 operacione të ndryshme neurokirurgjike, 40 më shumë se në gjashtë muajt e vitit 2021.

Të ngjashme