Rritet numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 29 Qer 2022 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Në ditët e fundit në Kosovë është rritur lehtë numri i rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 322.

MSH njofton se nga coronavirusi janë shëruar 225,411 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140.

MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.167.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik javën ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë thirrje për vaksinim dhe për bartje të maskës në ambiente të mbyllura.

Të ngjashme