Komunitetet Rom, Egjiptian dhe Ashkali janë ndër komunitetet pakicë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Këto komunitete përballen me vështirësi të shumta edhe pse viteve të fundit qasja e të rinjve sa i përket shkollimit ka ndryshuar dukshëm.
Këtë e theksoi Vlora Latifi, menaxhere në “Kosnit” në emisionin Familja Ime.
“Kemi pesë vite që jemi duke e implementuar programin që i dedikohet komuniteteve Rom Egjiptian dhe Ashkali në Kosovë. Për dallim nga vitet e mëhershme kemi një ngritje të numrit të madh të të rinjve të cilët kanë shkuar në studime ose kanë përfunduar studimet në institucione publike apo private dhe kjo është kogja një rezultat apo arritje e mirë sepse para tre viteve kemi pasë numrin shumë të vogël të të rinjve të cilet kanë vijuar edukimin edhe që iu ka dhënë mundësia për të qenë pastaj pjesë e tregut të punës”.
Përveç shkollimi papunësia është një tjetër krizë në vendin tonë e sidomos për komunitetin Rom Egjipatian dhe Ashkali të cilët janë rreth 82.000 të papunë edhe pse sipas Fadil Osmanit nga Agjencia e Punësimit të Kosovës ky nuk është një numër i madh sepse shumica dëshirojnë të përfitojnë nga asisitenca sociale.
“Për momentin i kemi rreth 82.000 të papunë, domethënë këtu përfshihen në tërësi punëkërkuesit të cilët janë të regjistruar përmes sisitemit të menaxhimit të të dhënave për papunësinë”.
“Nuk është numër i madh sepse këto tri komunitete hezitojnë të vijnë të paraqiten ose paraqitn në aspektin e përfitimit të fondeve të papunësisë të cilat janë dmth: përfitimi i asistencës sociale edhe kategorive tjera edhe pritojnë me u paraqit në treg të punës”.
Nga ana tjetër, Vlora Latifi thekson se pavarësisht rritjes së kualifikimeve të vajzave dhe grave të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali sfidë mbetet punësimi në veçanti atyre mbi moshën 35 vjeçare./Klankosova.tv/.