Ka arritur në 4 numri i viktimave si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një treg krishtlindjesh në qendër të Strasburgut.
Nga sulmi raportohet për 11 të plagosur, ndërsa 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sulmuesi i dyshuar u plagos gjatë një operacioni të policisë, njofton CNN.
I dyshuari është një 29 vjeçar i lindur në Strasburg dhe ndodhet ende në arrati.
Seksioni antiterrorist i prokurorisë së Parisit njoftoi të martën në mbrëmje se është duke hetuar sulmin në Strasburg dhe se autori është identifikuar.
Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani ka shkruar në Twitter se Parlamenti në Strasburg nuk do të frikësohet nga sulme terroriste apo kriminale. Ai shprehu dhimbje për viktimat, duke shtuar se Parlamenti do të vazhdojë të punojë dhe reagojë duke u forcuar nga liria dhe demokracia kundër dhunës terroriste.