Edhe 13 trupa të pajetë u gjetën në Kaliforni, duke çuar në 42 numrin e të vdekurve nga zjarret në këtë shtet amerikan.
Trupat u gjetën në dhe përreth qytetit të prekur më së keqi – Paradise.
Së paku 228 njerëz figurojnë të zhdukur derisa zjarret vazhdojnë të përhapen, tha sherifi i qarkut, Kory Honea.
Rreth 7,200 struktura janë shkatërruar, ndërsa rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre në të gjithë shtetin.
Zjarret u përshkruan si të më të këqijat në historinë e Kalifornisë.
Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.
Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.