Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar stabile dhe të mirë gjendjen e sigurisë në Komunën e Kaçanikut, mirëpo ka alarmuar për përdorim të mjeteve narkotike nga nxënësit nëpër objekte shkollore.
Jaser Jaha, zëvendëskomandant i Stacionit policor në Kaçanik, ka thënë se gjendja e sigurisë në rajonin e përgjegjësisë vlerësohet e qetë dhe stabile. Ai ka thënë se ka rritje të numrit të personave që e përdorin drogën.