Kërkimet kanë vazhduar të dielën mbrëma për viktimat e vërshimeve të mëdha në jug të Japonisë, për ditën e tretë më radhë. Qeveria ka njoftuar se 48 persona kanë vdekur ndërsa 28 të tjerë dyshohet se nuk kanë mbijetuar. Zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar se 92 persona janë zhdukur, sidomos në zonën Hiroshima.
Më shumë se 100 raportime të incidenteve janë lajmëruar. Më shumë se 40 helikopterë kanë dalë në kërkim shpëtim.
“Shpëtimi është në garë me kohën”, deklaroi kryeministri japonez Shinzo Abe.
Agjencia Meterologjike e Japonisë tha se 3 orë të reshjeve kanë akumuluar 26.3 centimetra ujë, më të lartat që nga viti 1976.