Rritet pakënaqësia e qytetarëve me institucionet e vendit

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 12:12 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga Prilli i vitit 2016 ka pasur rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së Kosovarëve me performacën e institucioneve kyçe si ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori por duke përfshirë këtu edhe presidencën.

Kështu u tha me rastin e lansimit të Pulsit Publik 12 nga UNDP-ja dhe USAID-i i cili paraqet perceptimet e qytetarëve për rëndësinë, përdorimin, njohurinë dhe pritjet për liberalizimin e vizave, si dhe se si liria e lëvizjes do të ndikonte në jetën e kosovarëve.

Atdhe Hetemi, menaxher i projektit Pulsi Publik 12, ka paraqit statistikat të cilat janë mbledhur deri në tetor të vitit 2016.

“Sipas kësaj ankete kemi një rënie të kënaqshmërisë sa i përket legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit dhe presidencës. Nga 73për qind që ishin në prill të vitit 2013 vetëm deri në tetor të 2016 janë 69 për qind kanë deklaruar se janë shumë të pakënaqur me politikën në Kosovë. Që i bien diku rreth 21% vetëm janë të kënaqur me politikëbërjen e shtetit të Kosovës e që është shumë pak. Sa i përket institucioneve ekzekutive, kënaqëshmëria e kosovarëve me performancën e kryeministrit nuk ka pasur ndonjë ndryshim rrënjësor prej periudhës prill- tetor 2016”, ka thënë Hetemi.

Sipas kësaj ankete, problemi më i madh i kosovarëve mbetet papunësia e pasuar nga korrupsioni dhe liberalizimi i vizave, raporton Ekonomia Online.

Andaj, si rezultat i kësaj 39 për qind e qytetarëve janë shprehur se janë të gatshëm të protestojnë.

“Më shumë se tre të katërtat (¾) ose 76% e kosovarëve mendojnë se problemet më të mëdha me të cilat përballet aktualisht përballet Kosova lidhen me kushtet socio-ekonomike në vend. Në të vërtet të anketuarit kanë përzgjedhur papunësinë me 48% varfërinë me 21% dhe korrupsionin me 7^ si tri problemet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale. Kurse sa i përket qytetarëve të cilët do të protestonin dhe janë të gatshëm të protestojnë janë 39% që i janë përgjigjur gatishmërisë së tyre”, ka thënë Hetemi.

Ngjashëm rezultatet e anketës së tetorit 2016 tregojnë se që nga prilli i vitit 2016 mesatarja e indeksit të Demokratizimit ka rënë nga 1.13 në 1.04. Rënie vërehet edhe në indeksin e Besueshmërisë Ekonomike, i cili aktualisht vlerësohet në 0.94, në krahasim me 1.05 në prill të vitit 2016.

Anketa e fundit e Pulsit Publik gjithashtu ka hulumtuar opinionet e qytetarëve në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave. Gjetjet zbulojnë se shumica e të anketuarve e konsiderojnë liberalizimin e vizave një proces të rëndësishëm.

PP_12_2

Të ngjashme