Alarmi për vullkanin në Bali është ngritur në nivelin më të lartë. Frika e një shpërthimi të menjëhershëm të vullkanit Agung në Bali është rritur dhe zona e evakuimit rreth vullkanit është zgjeruar.
Autoritetet indoneziane kanë ngritur gjendjen e vigjilencës në nivelin më të lartë.
Aeroporti i ishullit tani është mbyllur, duke lënë mijëra të bllokuar në pikën më të nxehtë turistike në këtë vend.
Autoritetet thonë se tymi i zi dhe hiri kanë rënë deri në 3.400 metra mbi lartësinë e malit, e cila gjithashtu ka lëshuar edhe zjarr.
Hera e fundit që kishte shpërthyer kjo pikë e vullkanit ka qenë në vitin 1963, ku kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona.