Tetë milionë euro shtesë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë përmirësuar furnizimin e institucioneve publike shëndetësore me barna dhe material shpenzues, shkruan sot Koha Ditore.
Në të dhënat e siguruara nga gazeta thuhet se në gjashtëmujorin e parë gati gjysma e barnave nga Lista Esenciale kanë munguar në spitale, e gjendja nuk është përmirësuar as në tremujorin e fundit. Të dhënat e siguruara nga gazeta dallojnë nga të dhënat që ka ofruar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSSKUK).
“Furnizimi me barna – 64 për qind”, thuhet në të dhënat që ka siguruar “Koha Ditore”.
Gjendja më e rëndë në furnizim është tek kategoria e materialit shpenzues. Ministria e Shëndetësisë aktualisht arrin të mbulojë vetëm 50 për qind të nevojave.