Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar ditën e sotme propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet.
“Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë në ditë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj theksoi se Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI, shkruan Top Channel.
Ai tha se furnizimi i Tiranës me ujë 24 orë në ditë është më i rëndësishëm se sa partitë politike.