Rritja e krimit sjell rekord të automobilave të blinduar

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 10:34 | Nga

Rritja në nivele historike e krimit dhe dhunës në Meksikë ka nxitur rritjen rekorde të bizneseve për krijimin e automobilave të blinduar, me një industri që parashikon rritje dyshifrore të automobilave të tillë këtë vit.

Ka pasur më shumë se 25 mijë vrasje në Meksikë vitin e shkuar, numri më i madh në një vit që kur kanë nisur matjet, sipas Qeverisë, me 2018-n që duket të jetë edhe më keq. Kjo pasiguri do të ndikojë në rritjen deri dhjetë për qind për shërbimet e automobilave të blinduar këtë vit. Sivjet pritet të prodhohen 3284 automobila të blinduar. Kjo konsiderohet shifra më e madhe në histori, duke kaluar edhe rekordin e vitit 2012, sipas Federatës Meksikane për Automobila të Blinduar, shkruan Koha Ditore.

Kjo shifër është e vogël në krahasim me 15.145 automobila të blinduar më 2017 në Brazil, që pret rritje prej 25 për qind këtë vit.

Kërkesat në Meksikë janë rritur aq shumë se që prodhuesit botërorë kanë nisur t’i prodhojnë automobilat e blinduar në linjat e tyre në Meksikë, si praktikë e kundërt e asaj që ka shkuar deri tash në këtë treg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme