Rritja e numrit të infektuarve me Covi-19, MSH-ja jep sqarime

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë janë regjistruar 108 raste pozitive me COVID-19.

Bazuar në rritjen e numrit të të infektuarve brenda 24-orëve, Ministria e Shëndetësisë ka treguar se në numrin total kanë ndikuar edhe rastet e akumuluara për tri ditë nga një laborator privat në Kosovë.

MSH-ja ka bërë të ditur se laboratory në fjalë për tri ditë ka bërë 1006 testime, andaj 39 raste pozitive me COVID-19 janë raportuar me vonesë.

Aktualisht në Kosovë janë 637 raste aktive me COVID-19.

“Informim:Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”.

Të ngjashme