Rritje shqetësuese e aksidenteve me fatalitet në Kosovë

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 12:22 | Nga

Referuar statistikave të Policisë së Kosovës lidhur me numrin e aksidenteve në trafikun rrugor, megjithëse vërehet një rënie e numrit të aksidenteve me dëme materiale, numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe atyre me fatalitet ka shënuar rritje krahasuar me periudhën gjashtëmujore të vitit të kaluar (2016).

Policia e Kosovës në vazhdimësi po përpiqet përmes aktiviteteve parandaluese dhe masave aktive policore të ndikoj në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik për një siguri më të madhe në trafik, megjithatë numri i jetëve të humbura në aksidente trafiku nëpër rrugët tona mbetet shqetësim dhe brengë serioze.

Duke ditur se posaçërisht gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerëzve është me i dendur apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i përmbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humbjen e jetëve njerëzore.

Megjithëse Policia nuk ka për qëllim kryesor masat ndëshkuese (dënimet) në trafik, është e vendosur që përveç aktiviteteve vetëdijesuses, fushatave dhe apeleve të vazhdueshme do të ndërmerr edhe veprime të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre pjesëmarrësve/shoferëve që rrezikojnë jetët e njerëzve dhe krijojnë pasiguri nëpër rrugët e vendit tonë.

Policia e Kosovës, konkretisht, Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor si dhe ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ka hartuar fletëpalosjen “EJA TI, JO LAJMI PËR TY”. Njësitet policore nëpër të gjitha rrugët e vendit si ato lokale, rajonale dhe autostrada kanë filluar të shpërndajnë këtë fletëpalosje për pjesëmarrësit në trafik.

Fletëpalosja e cila tregon statistikat e aksidenteve nga viti 2016, gjithashtu përmban porosi për pjesëmarrësit në trafik të cilat porosi shërbejnë për një siguri më të madhe dhe gjithashtu për veprime më të kujdesshme gjatë qarkullimit në rrugë për të shmangur humbjen e jetëve.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme