Në Detroit Auto Show që është zhvilluar para dy vitesh, është bërë i ditur modeli i ri GT, por nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.
Mirëpo, tani mund të dihet se çfarë pamje do të ketë, duke u bazuar në disa dokumentet të rrjedhura nga kompania Ford.
Në shkëmbimin me një kompania afariste, është dhënë manuali ku shfaqen edhe disa pjesë të jashtme të makinës. Pjesa e lartë dhe e pasme, si dhe çelësi për komandë nga larg, janë detajet që kanë përfunduar në medie.
Në bazë të këtyre të dhënave, pritet që njohësit e veturave do të kenë një pasqyrë se si duket në tërësi ky model.
Megjithatë, nuk bëhet e ditur shpejtësia, qëndrueshmëria apo koha kur do të lansohet.