Rrjetet sociale nuk arritën ta largojnë videon e sulmit në Zelandë të Re

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e sigurisë e kanë identifikuar Brenton Tarrant si të dyshuar për sulmin terrorist në Zelandë të Re, ku humbën jetën 49 persona.

Pak para se të kryejë sulmin, por edhe gjatë sulmit ai kishte filmuar veten e tij, video këto që u shpërndanë nëpër rrjetet sociale, shkruan BBC.

Pavarësisht përpjekjeve të kompanive të teknologjisë për t’i larguar këto video nga interneti, ato ende mund të shihen.

Zyrtarë të shumtë nga Zelanda e Re, por edhe nga vende të tjera u kanë bërë thirrje njerëzve që mos ta shpërndajnë videon në fjalë.

“Kjo ngjarje edhe njëherë e ka dëshmuar se rrjetet sociale si Twitter, Facebook, YouTube dhe Reddit try, nuk arrijnë që ta adresojnë ekstremizmin e krahut të djathtë nga platformat e tyre”, ka thënë Jane Wakefield, e cila është gazetare në BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme