Rrjetet sociale vend i ngacmimit e shantazhit

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 10:20 | Nga Ekonomia Online
Një femër është ngacmuar nga një mashkull përmes rrjeteve sociale.

“Hajvali, Prishtinë 01.10.2018 – 21:00. Me datën 01.11.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptarm pasi që i njëjti në rrjete sociale ka ngacmuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, një rast i shantazhit ka ndodhur në kryeqytet, ku një femër ka kërcënuar një femër tjetër për publikimin e videos intime, në këmbim të të hollave.

“Prishtinë 29.10.2018-13:30. Me datën 01.11.2018 është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta ka shantazhuar viktimën femër K-Shqiptare me publikim të videove intime duke përfituar të holla nga viktima. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme