Rrobaqepësi me nevoja të veçanta, që jeton nga puna e duarve të tij

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 10:28 | Nga

Të jesh person me aftësi të veçanta nuk do të thotë se mund të mbetesh i painkuadruar në shoqëri, por edhe se nuk mund të bësh një punë nga e cila mund t’ia dalësh shumë mirë.

Këtë e vërteton edhe 65-vjeçari, Sejdi Rashiti nga fshati Peran i Komunës së Podujevës, i cili ndonëse nuk dëgjon dhe ka pengesa në të folur, në anën e llapit ka disa vite që ka krijuar emër si rrobaqepës i mirë e punëtor i zellshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në dalje të qytetit, afër urës së lumit Llap, mes dhjetëra lokaleve njëra pas tjetrës, zë vend edhe lokali i Rashitit që është adresë për shumë njerëz, të cilët kanë nevojë për të shkurtuar apo edhe ngushtuar rrobat.

Ndonëse në këtë qytet ka edhe shumë rrobaqepës të tjerë, tash e disa vite adresë për shumë banorë të anës së llapit ka mbetur lokali i 65-vjeçarit nga Perani.

Temperatura e lartë që e kishte pasur kur ka qenë fëmijë, ia kishte dëmtuar të dëgjuarit dhe të folurit, por kjo nuk e kishte penguar që pas disa viteve të gjente një profesion nga i cili do ta mbante familjen disa anëtarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme