Rrokulliset me motor, vdes shtetasi i huaj në Prizren

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me motor në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është shtetas i huaj.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Njoftimi i plotë:

Prizren 09.04.2026. Raportohet se si pasojë e rrokullisjes së motorit viktima mashkull shtetas I huaj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.

Të ngjashme