Analisti Rron Gjinovci ka kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit Hysen Durmishi, pasi i njëjti sot njoftoi se është pezulluar marrëveshja për tiketën ngjitëse, duke thënë se ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra-tjetrën, raporotn Express.
Përmes njjë postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka thënë se Durmishi është aty për t’i lexuar me kujdes të gjitha dokumentet, para se t’i nënshkruajë.
“Dorëheqje zotni! Ti nuk je aty për sy të zi, por me i lexu me kujdes të gjitha dokumentet. Kështuqë dorëheqje! ”, ka shkruar Gjinovci.