Aktivisti Rron Gjinovci ka njoftuar se sot është shoqëruar në Polici. Këtë Gjinovci, e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Arsye për këtë shoqërim është ekspozimi, sipas tij, i plagjiaturave të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur ministër i Brendshëm është Agim Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti”.
“P.S. Jam mirë, i shoqëruar nga avokatja Rina Kika”, ka shkruar ai.