Një bari ka mbetur i vdekur pas është goditur nga rrufeja në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit.
Viktima është S. H. 40 vjeç. Ngjarja tragjike ka ndodhur sonte rreth orës 21, ka bërë të ditur vëllai i viktimës.
Rrufeja, po ashtu, ka mbytur edhe 13 dele.
“Rreth orës 21:00 një qytetar e ka informuar policinë së vëllai i tij, S. H. 40 vjeç, bari delesh, ishte goditur nga rrufeja në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit. Pas pranimit të informacionit, njësite të policisë dhe të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konfirmuar rastin”.
“Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që trupin e pajetë ta marrin familjarët”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.