Rrufeja mbyti prizrenasin derisa po punonte me traktor, Policia jep detaje

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja mbrëmë. Për rastin ka dhënë detaje Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas Policisë, ai është goditur nga rrufeja derisa ishte duke e drejtuar traktorin.

Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.

Fsh. Petrovë, Prizren 02.06.2022 – 16:32. Viktima mashkull  kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme