“Rruga e Arbrit” do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës, duke u kthyer në një nga arteriet kryesore të vendit.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë televizive, ku theksoi se ndërtimi i kësaj rruge nga buxheti i shtetit do të merrte një kohë relativisht të gjatë, deri në 13 vite.
“’Rruga e Arbrit’ ka 100 vjet që ëndërrohet, ka 25 vite që premtohet dhe nuk bëhet. Me paratë e buxhetit për të bërë ‘Rrugën e Arbrit’ ne do të na duheshin jo 5 vite, por 13 vite. Atëherë çfarë bëjmë ne? I themi, kush vjen ta bëjë ‘Rrugën e Arbrit’ për 3 vite dhe mbas tre viteve ‘Rruga e Arbrit’ është rruga e qytetarëve, pasi aty do kalojnë njerëzit dhe nuk do ta mbajë privati”.
“Ne do ta shlyejmë ndër vite. Ky është PPP, unë nuk kam lekët, ti ke lekët dhe hajde t’i investosh duke bërë një marrëveshje. Këto projekte do t’i kushtojnë buxhetit më pak, sesa projektet me tendera. E dini ju, se sa shkon ‘Rruga e Kombit’ nga fillimi në fund? Këto që po bëjmë janë projekte që përfshijnë, rrëshqitjet, mirëmbajtjen dhe bllokimin e kanë privatët”.