Rruga e Kombit edhe sivjet pa pagesë

Prishtinë | 03 Kor 2016 | 14:01 | Nga

Rruga e Kombit edhe këtë sezon verore nuk do të jetë me pagesë.

E përfolur për mungesë të elementeve të sigurisë, “Rruga e Kombit” pritet të ketë edhe taksën e saj për mirëmbajtje. Qytetarët e Kosovës, të cilët janë të shumtë në numër që e frekuentojnë këtë aks rrugorë, janë pro dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit, ndërsa vendimi që pritet të marrë Qeveria e Shqipërisë për taksimin e kalimit në autostradë është pritur mirë. Ata shprehen se pavarësisht kosotos, pagesa e kalimit në autostradë do të sillte mirëmbajtje të rrugës dhe më shumë siguri në trafik.

Janë marrë të gjitha masat dhe po punohet maksimalisht në rregullimin e sinjalistikave dhe mbylljen e kyçjeve të paligjshme në rrugën Kukës – Durrës. Por edhe në këtë sezon turistik, asgjë nuk do të ndryshojë për pushuesit nga Kosova përsa i përket pagesës rrugore, kështu ka deklaruar komisari i policisë rrugore të Shqipërisë, Sokol Zefi.

Pagesa në “Rrugën e Kombit”, sipas njoftimeve të Ministrisë së Transporteve të Shqipërisë , do të jetë 5 euro për automjet. Rruga Prishtinë Vërmicë- Kukës – Durrës, po kthehet gjithnjë e më shumë në një arterie kryesore që sjell zhvillim të turizmit në dy vendet tona, Kosovë dhe Shqipëri. Vetëm në 2015-ën, sipas të dhënave të Policisë Kufitare në Morinë ,janë regjistruar 5 milionë e 412, 238 hyrje-dalje të personave dhe 1 milionë 849,987 hyrje-dalje të automjeteve. (RTK)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme