Rruga Ferizaj-Hani i Elezit ende e mbyllur për mjete të rënda

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 18:23 | Nga

Ministria e Infrastrukturës (MI) njofton se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, e cila ishte bllokuar shkaku i reshjeve të dendura të borës.

Ndërkohë, rruga Ferizaj-Hani i Elezit është hapur për vetura, por jo edhe për mjete të rënda.

“Pas punës së pandërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogla. Ndërsa, për automjetet e rënda rruga ende është e pakalueshme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda, MI thotë se do të njoftojë me kohë.

Kjo ministri kërkon nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me pajisjet e duhura dimërore si dhe t’iu përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve dhe kushteve aktuale atmosferike.

Të ngjashme