Rruga “Luan Haradinaj” mbyllet për dy javë për qarkullim

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 16:43 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga e marta, më 12 korrik, rruga “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe ASK (American School of Kosova), e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja “Termokos”.

Në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, Komuna e Prishtinës përmes një komunikate njofton se ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj.

“Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga “Garibaldi” do të jetë e hapur për qarkullim të plotë. Ftojmë qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe që qarkullimin me automjete ta planifikojnë paraprakisht”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme