Rruga më e bukur në botë, vozitja nëpër të kërkon trimëri

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Rruga Atlantike apo Atlanterhavsveien është një nga rrugët me pamjet më të bukura në botë, edhe pse është vetëm 8,3 kilometra e gjatë.

Kjo magjistrale është ndërtuar në Norvegji në vitin 1989, kurse sot përfaqëson një pjesë të trashëgimisë kulturore të Norvegjisë dhe është pjesë e turneve turistike.

E ndërtuar me qëllimin e vetëm të lidh fshatrat e vogla dhe disa ishuj, në këtë rrugë të shkurtër janë ndërtuar edhe 8 ura.

Shoferët mund të kënaqen gjatë vozitjes duke shijuar peizazhet e papara, por edhe mund të ndihen të pasigurt për shkak të “zemërimit” të detit në Norvegji.

Ndërtimi i saj ka zgjatur 6 vite dhe ka kushtuar 25 milionë dollarë, kurse gjatë asaj kohe vendi ishte goditur nga 12 uragane që nuk i ndalën inxhinierët ta përfundojnë projektin, transmeton Telegrafi.

Sot këtë rrugë e “godasin” erërat dhe valët e forta që është atraksion turistik, por këto fenomene natyrore vetëm sa po ia rrisin bukurinë peizazheve.

Kur është moti i ligë, dukshmëria mund të zhduket për pak sekonda, dhe më pas përplasen me rrugën valët e mëdha i kalojnë barrierat pa ndonjë problem.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme