Kongresmeni dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engel, do të vizitojë nesër Gjakovën.
Kjo pasi aty nesër do të përurohet me emrin e tij rruga Ponoshec – Qafë Morinë, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur Zyra e Informimit në këtë Komunë, ai gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin Ardian Gjini.
Kjo është agjenda e vizitës së Kongresmenit Engel në Gjakovë:
10:00 Arritja në Gjakovë
10:00 Vizitë në BoneVet
11:45 Ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë me emrin e kongresmenit
16:15 Vendosja e kurorave me lule tek Sheshi “Tom Lantos”
16:30 Takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini në objektin e Komunës së Gjakovës